• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fshati ku çdo familje ka 1 anëtar në Britani/ ‘Daily Mail’ i ‘nxjerr bojën’ shqiptarëve (FOTO)
Home
Sociale

Fshati ku çdo familje ka 1 anëtar në Britani/ ‘Daily Mail’ i ‘nxjerr bojën’ shqiptarëve (FOTO)

25 November, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Britanikja “Daily Mail” i ka kushtuar serish nje shkrim shqiptareve dhe kryesisht emigracionit dhe futjes ilegale te shqiptareve ne kete shtet.

Ajo shkruan se ka disa faqe ne rrjetin social Facebook, ku postohen rregullisht foto dhe “selfie” te shqiptareve qe festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani.

“Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me duart qe tregojne flamurin shqiptar, “selfies” e adoleshentëve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës”, shkruan “Daily Mail”.

Me tej shkrimi vijon: “Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend i arritshem lehtë krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi Britanise të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe. Ndërkohë familjet atje hapur e kanë pranuar dërgimin e fëmijëve të tyre ne menyre ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojnë në qendra kujdestarie ose në “mëshirën” e kriminelëve”, sipas një investigimi te Daily Mail”.

“Disa janë të detyruar të punojnë si trafikantë droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia britanike i përshkroi kohët e fundit si ‘bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë”, shkruan ‘Daily Mail”.

Një foto te ciles i referohet media britanike tregon një shqiptar në një furgon i cili teksa e ka postuar imazhin ne rrjetet sociale, shkruan: ‘Me shpresen e Zotit, unë do të jem në Angli per Vitin e Ri’.

Një tjetër foto tregon disa të rinj që shtrihen në pjesën e prapme të një kamioni, me tuba frymëmarrjeje për të marrë ajër të pastër.

Foto me mbishkrimin “Rruges për në Londër”, u postua në një faqe Facebook kushtuar ndihmesës së të rinjve të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga një zonë e Shqipërisë që quhet Krume – ku pothuajse çdo familje thuhet se ka së paku një anëtar tashmë në Britani, shkruan Daily Mail.

“Rrethuar nga malet me borë, Kruma është “periferia” më e e largët e Londrës”, shkruan me tej “Daily Mail”.

Por pavarësisht se janë 1.600 milje larg kryeqytetit britanik, vendasit në fshatin shqiptar e mendojnë veten e tyre si pjesë e një nga lagjeve të Londrës.

Tabloidi e paraqet zonën si vend pa të ardhme për rininë dhe ajo çfarë iu mbetet atyre është emigrimi në vendet e europës, kryesisht në Britani, ku paguajnë shuma të mëdha, deri në 12 mijë paund, të cilat financohen nga vetë prindërit me shpresën për të iu dhënë një të ardhme të sigurtë fëmijëve të tyre.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Janar-tetor, 160 milionë euro të ardhura më shumë se vjet
Previous article Intervista e Ismail Qemalit në Vjenë: Evropa s’do ketë kurrë paqe nëse Shqipëria…

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT