Destinacionet me bukuri të veçanta janë të shumta në vendin tonë, të cilat me vlerat dhe bukurirë natyrore i japin një rêndësi të veçantë turismit.
Nëse shkoni në Përmet, qytetin e luleve, shtëpive të vjetra karakteristike dhe kishave të bukura mesjetare, natyrisht që një destinacion i paevitueshëm është Bënja, që ndodhet vetëm 3 km larg tij.
Shtëpitë e bukura, kisha ortodokse e shekullit të 18-ë, natyra e virgjër dhe ujrat termale e kanë kthyer Bënjën në një destinacion të mrekullueshëm turistik.
Një pikë e rëndësishme e këtij vendi janë banjat termale, të cilat shërbejnë edhe si ilaç të rekomanduara edhe nga mjekët.
Nëse keni nevojë për të përdorur banjat termale të Bënjës tani është koha e duhur që ju duhet ti vizitoni.
Ura e gurtë e Kaikut mbi lumin e Langaricës është një atraksion tjetër i bukur që i jep rëndësi këtij destinacioni.
Bënja njihet edhe për ushqimet e veçanta dhe karakteristike të zonës, të cilat i japin shije ditëve tuaja në këtë mrekulli turistike.
Një pikë turistike që mirë pret turistë vendas dhe të huaj për të eksploruar këtë vend të veçantë siç është Bënja./ Rreth e rrotull Shqipërisë.