Papa Françesku ka urdhëruar të shpërndahet një fotografi e vitit 1945 të viktimave të bombardimeve bërthamore të Nagasaki të Japonisë, së bashku me fjalët: “FRUT I LUFTES”.
Fotografia kap një djalë që mbante vëllain e vdekur mbi shpatullat e tij ndërsa ai pret të “prehet”… në krematorium.
Papa Francesku kërkoi që “frytet e luftës” të shkruheshin në pjesën e prapme të kartës së bashku me nënshkrimin e tij “Franciscus”.
Një titull i shkurtër shpjegon përmbajtjen dhe origjinën e fotos së shkrepur nga një fotograf i Marinës Amerikane, ku thuhet: “Trishtimi i djalit të ri shprehet vetëm në gjestin e tij të kafshimit të buzëve, të cilat janë duke derdhur gjak”.
Përkujtimi në këtë mënyrë i viktimave të bombës atomike që amerikanët hodhën në Japoni, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, janë një apel i fortë i Papaës kundër luftrave dhe erërave të saj, që kanë nisur të fryjnë nëpër Botë.



