• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FRUTHI/ Specialistët: Çfarë treguan ANALIZAT, si u përhap sëmundja tek fëmijët
Home
Sociale

FRUTHI/ Specialistët: Çfarë treguan ANALIZAT, si u përhap sëmundja tek fëmijët

26 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mësohet se në shërbimin Infektiv Pediatrik në QSUT mbahen të shtruar 12 fëmijë të dyshuar me fruth, ndërsa rastet e mëhershme konsiderohen të shëruar dhe kanë lënë spitalin.

Sipas mjekëve, asnjë nga fëmijët nuk manifeston formë të rënduar të fruthit dhe se ata po mbahen në observim nga mjekët për të mos kaluar në komplikacione.

Ndërkohë burime nga ISHP thonë për “BalkanWeb” se në 75% të rasteve të paraqitura fëmijët janë të pavaksinuar me moshë nën 1 vjeç.

Mjekët infeksionistë në QSUT pranojnë se nga fruthi janë prekur edhe persona më të rritur që rezultojnë të kenë kryer vetëm një vaksinë në jetë nga dy që përmban sot protokolli i vaksinimit kundër fruthit.

Pas analizës së kryer mjekët kanë arritur në konkluzionin se të gjithë fëmijët e prekur me fruth kishin kaluar fillimisht nga urgjenca pediatrike ku janë paraqitur me simptoma të gripit.

Qëndrimi i gjatë në një vend të vogël të mbyllur ka favorizuar përhapjen e shpejtë të virusit nga burimi i sëmundjes që rrezulton të jetë një fëmijë dhe një i rritur nga Kosova të cilët janë paraqitur në ndihmën e parë pediatrike në 27 dhjetor 2017.

Ndërkohë ekspert të ISHP-së i bëjnë thirrje prindërve të mos anashkalojnë vaksinën MMR pasi nuk prodhon asnjë efekt anësor, e aq më tepër të ketë lidhje me autizmin.

Ekspertë të këtij institucioni thonë se fruthi mbetet një sëmundje me rrezik për të prodhuar komplikacione tek ajo pjesë e popullatës e pa-vaksinuar në kushtet kur afër 1200 fëmijë nuk e kanë kryer vaksinën e parë MMR e po kështu edhe mijëra qytetarë të lindur në dhjetëvjeçarin 80-90 ku procedura e ruajtjes së vaksinës ka qenë jashtë standardit të OBSH.

Të imunizuar 100% ndaj sëmundjes konsiderohen ata që e kanë kaluar një herë në jetë sëmundjen e fruthit e po kështu edhe të vaksinuarit pas viteve 90 që kanë kryer dy vaksina.

Në kalendarin vaksinal, doza e parë kundër futhit është vaksina MMR që i bëhet foshnjës sapo mbush një vjeç ndërsa vaksina e dytë përforcuese kryehet në moshëm 5 vjeçare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shën Valentini është në prag: 5 ide make up-i që duhet t'i shihni patjetër
Previous article FOTO/ Stresi i PIKËLLUAR bën homazhe në vendin ku u vra Ariela Murati

F.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT