• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Frikë për TERRORIZËM në Itali/ Përforcohen masat e sigurisë
Home
Nderkombetare

Frikë për TERRORIZËM në Itali/ Përforcohen masat e sigurisë

25 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Në prag të Pashkëve dhe pas sulmit në Francë, Italia ka shtuar masat e sigurisë. Ky vendim vjen edhe pas një paralajmërimi nga Tunizia për një atentat të mundshëm në Romë.

Masat anti-terroriste në Itali u përforcuan pasi departamenti i policisë qendrore për parandalimin në ministrinë e brendshme mori një njoftim nga ambasada italiane në Tunizi. Në një letër anonime, flitej për një kërcënim të mundshëm terrorist në Itali, veçanërisht në qendër të Romës, nga një tunizian që i përkiste ISIS.

Sinjalizimi, që është siguruar nga Tgcom24, çoi në një forcim të mëtejshëm të masave të sigurisë në kryeqytet, të cilat ishin shtuar dhe më herët për shkak të një alarmi ndërkombëtar për terrorizëm. Sipas asaj që është kuptuar nga mediat italiane, I dyshuari se mund të ndërmerrte sulme në qendër të Romës, është një person me precedentë penal për drogë dhe banonte në Tunizi.

Në kryeqytet u ngrit vigjilenca për objektiva të ndjeshme: vëmendje maksimale i është kushtuar ceremonive fetare të Pashkëve, veçanërisht një eventi të planifikuar në afërsi të Koloseut të premten në mbrëmje, dhe kishave të pranishme në qytet. Do të ketë më shumë kontrolle rreth objekteve institucionale, por edhe në zonat e mbushura me këmbësorë, qendra tregtare, metro, stacione trenash dhe aeroporte. Kontrolle më të rrepta do të ketë edhe në vendkalimet kufitare. Ndërkohë, veprimtaria e hetuesve italianë është e fokusuar më shumë në mjedise të afërta me ekstremizmin islamik dhe radikalizmin fetar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbreti Federer merr një vendim që mërzit fansat
Previous article Fitorja 7-1 ndaj Brazilit në Botëror/ Ilkay Gundogan: S'u besoja syve

F.autor

Postime të ngjashme

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta Botë

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT