Pas bombardimeve ukrainase në Belgorod dje, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar shtimin e masave të siguri rreth kufirit të Rusisë.
Zyrtarët ruse njoftuan se ky shtrëngim i masave të sigurisë vjen si pasojë e sulmeve kërcënuese ne dy rajone të vendit, kryesisht në Kursk dhe Belgorod në kufi me Ukrainën.
Këto dy rajone kanë qenë objektivi më i shpeshtë i sulmeve dhe për këtë arsye Putin tha se duhet të “mbulonin në mënyrë të besueshme” linjat në afërsi të zonës së luftimit.
Kjo pasi është e nevojshme të sigurohet lëvizja e lirshme dhe e shpejtë e automjeteve dhe ngarkesave ushtarake dhe civile, përfshirë ushqimin, materialet e ndërtimit të ndihmës humanitare të dërguara subjekteve të reja të Federatës Ruse.