Frika e COVID 19 mbërrin edhe në Kadastrën e Durrësit.
Mësohet se familjarët e një punonjëseje të Kadastrës kanë rezultuar pozitivë.
Pas këtij rasti punonjësja është vetëkarantinuar në pritje të rezultatit të tamponit, ndërkohë që frika te stafi i saj i ngushtë është e madhe.
Raportohet po ashtu se në kadastrën e Durrësit ka nisur sot në mëngjes dezinfektimi i të gjitha ambienteve, ndërsa pritet që të merren tampone punonjësve të tjerë.
(BalkanWeb)