• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRIKË NË LINDJEN E MESME/ Amerika dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në rajon
Home
Nderkombetare

FRIKË NË LINDJEN E MESME/ Amerika dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në rajon

22 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Grupi sulmues i aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln ka mbërritur në Lindjen e Mesme këtë të enjte, duke iu bashkuar transportuesit USS Theodore Roosevelt, i cili është vendosur në rajon prej disa kohësh.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së në platformën ‘X’, “USS Abraham Lincoln” mban avionë luftarakë F-35 dhe F-18 dhe po shoqërohet nga një skuadron shkatërruesish.

Pentagoni dërgoi grupin transportues në rajon në fillim të këtij muaji pas vrasjes së shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran dhe operativit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut.
Izraeli mori përgjegjësinë për sulmin që vrau Shukr, por as konfirmoi dhe as mohoi përfshirjen në vdekjen e Haniyeh. Teherani, megjithatë, kërcënoi Izraelin me “ndëshkim të ashpër”, ndërsa shteti hebre po përgatitet për sulme ndërkufitare.

“Koha është në favorin tonë dhe periudha e pritjes për këtë përgjigje mund të jetë e gjatë”, tha të martën Alimohammad Naini, zëdhënës i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, nga ana tjetër, kërcënuan me më shumë sulme ushtarake kundër Hezbollahut në Liban, duke shkaktuar frikën e një pushtimi të plotë, ndaj prania e luftanijeve amerikane pasqyron frikën e një përshkallëzimi në Lindjen e Mesme.

Sakaq, SHBA dhe Izraeli janë të shqetësuara se Irani mund të kryejë një sulm të kombinuar ndaj shtetit hebre, duke punuar së bashku me grupe të ndryshme pro-palestineze, duke përfshirë Hezbollahun dhe rebelët Houthi të Jemenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Gjendet thika me të cilin u vra 72 vjeçari në Memaliaj! Krimi u nxit nga çifti në banesën ngjitur
Previous article AKSIDENT NË LIBRAZHD/ Përplasen dy automjete, përfundojnë në spital katër anëtarë të një familjeje

s.autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT