• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRIKË DHE PËRLESHJE NË MEKSIKË/ Rrëmbehen katër amerikanë, raportohet një i vdekur
Home
Jetë

FRIKË DHE PËRLESHJE NË MEKSIKË/ Rrëmbehen katër amerikanë, raportohet një i vdekur

7 March, 2023 s.autor Jetë

Katër amerikanë u sulmuan dhe u rrëmbyen nga persona të armatosur në Meksikë, pak pasi kaluan kufirin me një furgon me targa të Karolinës së Veriut. Lajmi është publikuar nga CNN, që citon FBI-në, ku bëhet i ditur se nga përleshjet ka mbetur i vdekur një shtetas meksikan i pafajshëm.

“Të katërt u futën në një automjet dhe u morën nga njerëz të armatosur”, thuhet në deklaratë, për të cilën agjentët federalë kanë shpallur një shpërblim prej 50.000 dollarësh për këdo që ndihmon në arrestimin e sulmuesve.

Sipas CNN, katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë janë sulmuar gabimisht. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador.
“Informacionet që kemi janë se ata kanë kaluar kufirin për të blerë ilaçe në Meksikë kur ka pasur një përleshje mes dy grupeve dhe ata janë marrë”, tha ai.

Hetuesit besojnë se një kartel meksikan ka të ngjarë t’i ketë ngatërruar ata me kontrabandë droge nga Haiti, duke shtuar se nuk kanë identifikuar ndonjë histori kriminale nga ana e amerikanëve.

Fotot e siguruara nga CNN tregojnë se makina që besohet se drejtohej nga amerikanët u përplas me një automjet tjetër, përpara se të nxirreshin me armë nga vendi i ngjarjes.
Presidenti Joe Biden “është i informuar” për këtë çështje dhe po e ndjek atë “nga afër”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se ajo që ndodhi ishte “e papranueshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO I THOJA IK MOJ"/ Shoku i Luizit flet për lidhjen e këngëtarit me moderatoren brenda shtëpisë së “BBVA”
Previous article "KUSH VJEN ILEGALISHT, DO KTHEHET"/ Braverman: Plani i anijeve të vogla do të shtyjë kufijtë e ligjit ndërkombëtar, refugjatët do…

s.autor

Postime të ngjashme

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT