Ditën e sotme materniteti i Vlorës ka mbyllur shërbimet dhe të gjithë janë futur në karantinë.
Mësohet se materniteti është mbyllur për shkak se 2 sanitaret e spitalit, të cilat janë motra kanë rezultuar pozitive me Covid-19.
Ajo që ka ngjallur frikë është se djali i njërës prej sanitareve është infermier në urgjencën e Vlorës.
Kujtojmë që vendi ynë prej disa ditësh ka shfaqur një numër të lartë të të prekurve me koronavirus. Dje u shënua rasti rekord me 82 raste për 24 orë, ndërsa ditën e sotme numri është ulur me 50 raste.