• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRIKA NGA TËRMETET/ Flet eksperti: Qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbyllin…
Home
Intervista

FRIKA NGA TËRMETET/ Flet eksperti: Qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbyllin…

5 July, 2018 Ina.Autor Intervista

Top Channel në bashkëpunim me drejtorinë e zjarrëfikës së Tiranës simuluan ditën e enjte një situatë tërmeti. Me marrjen e thirrjes nga qytetarët, salla operative njofton në radio grupin e zjarrëfikëses, shoqëruar me zilen që lajmëron se ka rënë tërmet.

Siç ishin tërmetet e ditës së mërkurë, sekonda të frikshme paniku, ku megjithatë kërkohet që qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të marrin masat e tyre.

“Rrugëkalimet për qytetarët duhet të jenë gjithmonë të hapura, duke përfshirë edhe dyert e brendshme të banesës ose të objekteve ku ata punojnë për arsye se kur bie tërmet, nëse dera është e mbyllur ajo bëhet bllokim për kalimin e qytetarëve. Sistemin elektrik duhet ta mbyllin, po ashtu edhe sistemin hidrik ku bëjnë pjesë impianti i ujësjellësit. Të qëndrojnë afër kolonave të ndërtesës, mund të qendrojnë poshte hapësirës së derës. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm që të bëjnë mbylljen e automateve, që të mos shkaktohet zjarr”, tha Arjan Ahmetaj, shefi i sektorit të parandalimit, pranë zjarrfikëses së Tiranës.

Për shefin e sektorit të parandalimit te zjarrëfikësja e Tiranës, rol të rëndësishëm duhet të luajnë veçanërisht administratorët e pallateve.

“Duhet të vendosë numrin e kontaktit, që nga 128 i shërbimit zjarrëfikës, numrin 112 të emergjencave civile dhe t’i tregojë banorëve të pallatit që ka një vend evakuimi që është jashtë rrezikshmërisë”, shprehet Ahmetaj.

Salla operative funksionon gjatë gjithë 24 orëve, pa pushim, por me gjithë angazhimin për të evakuar banorët në rastet e katastrofave natyrore, në terren grupet e zjarrëfikëses hasin vështirësi për të ofruar ndihmë.

“Ne kërkojmë me forcë që të gjitha subjektet private apo banesat të jenë të pajisura me shkallë te emergjencës për të pasur rrugëkalimet e lira për qytetarët. Nuk kanë të gjithë, ne kemi qenë rigoroz të pajiset me rrugëkalime për rastet e fatkeqësive natyrore”, deklaroi shefi i parandalimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona Qereti nuk ndalet së na HABITURI! Sërish në krahët e milionerit, Gani Bardha? (FOTO)
Previous article Çifti Beckham feston 19-vjetorin me një dolli mbi 1.500 euro

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje Intervista

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

INTERVISTA/ Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua… Intervista

INTERVISTA/ Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT