Frika nga koronavirusi i ka prekur të gjithë, sidomos vendet aziatike, kryesisht kinën.
Një kinez është veshur si astronaut për të mbrojtur veten nga koronavirusi ndërsa shkon jashtë për të bërë pazar.
Burri, i njohur me mbiemrin Li, bleu kostumin për 13£ në internet për ‘mbrojtje shtesë’, pasi sëmundja vdekjeprurëse është përhapur tej mase.
“Mendova se kostumi ishte i adhurueshëm dhe mund të më mbronte [nga virusi]”, tha ai.
“Unë kam veshur një maskë për fytyrën edhe nën të. Është mbrojtje e dyfishtë”, shtoi Z. Li nga Provinca Fujian.
Ai mori reagime të shumta nga banorët e tjerë pasi e ndau videon në internet.


