Ngjarja më e rëndë e këtyre viteve, ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Resulaj të Vlorës. Ritvan Zykaj, 24 vjeç vrau për vdekje, me kallashnikov tetë familjarë të tij dhe me gjakftohtësinë më të madhe i filmoi e ia dërgoi një kushëriri të tij.
Të vetëmt që shpëtuan ishin tre kushërinj dhe sigurisht familja e 24 vjeçarit. Këta të fundit mësohet se prej dy ditësh nuk ndodhen më në fshat pasi kanë frikën e një hakmarrjeje të mundshme.
Raste, edhe pse jo kaq të renda ka pasur edhe të tjera ku familjarë të vrasësve janë arratisur.
Masakra, vrau tetë persona të fisit të tij. Familja e vrasësit zhduket nga fshati
Familja Zykaj
Në ceremoninë e varrimit të 8 viktimave të masakrës së Selenicës ka munguar familja e autorit të krimit, Ritvan Zykaj.
Mësohet se prindërit e tij, vëllai dhe motra janë larguar nga fshati nga frika e hakmarrjes. Para masakrës, familjet nga i njëjti fis jetonin pranë njëra tjetrës.
Grabitja përgjakshme në Kamëz, babai ia autorit arratiset pas frikës nga hakmarrja
Frika e hakmarrjes pas varjes së Agim Bucit, e kryer nga i biri në grabitje, ka detyruar Petrit Kurtin të largohet nga Shqipëria bashkë me djemtë e tij. Nuk dihet saktë vendi ku ai ka zgjedhur të largohet, por dalja nga Shqipëria e 56-vjeçarit dhe e dy djemve të tij është konfirmuar nga burime të policisë.
Të afërm të familjes së Kurtit që kanë mbetur në shtëpi, nuk pranojnë të flasin para kamerës. Ata thonë se kanë mundur të flasin vetëm një herë me të, kur ka telefonuar për t’iu treguar se ishte shëndoshë e mirë. Por ata thonë se nuk kanë mundur të mësojnë vendin ku ai ndodhet tashmë.
Vrau të riun për një plep, familja e autorit frikë nga hakmarrja, arratiset
28-vjeçari Ismet Xhani, babi i një fëmije të mitur mbeti i vrarë për një plep të prerë në fshatin Luz, ndërsa si autor i ngjarjes u akuzua Xhavit Saraçi, 56 vjeç , fqinj i tij.
Të dy familjet, ajo e autorit dhe e viktimës, janë kushërinj me njëra-tjetrën, ndërsa janë përplasur disa herë në gjykatën e Kavajës. Babi i viktimës kërkon dënimin maksimal për autorin, duke treguar se si ju vra djali 28-vjeçar, i cili i ka lënë pas një fëmijë të vogël.
Prokuroria e Kavajës ka kërkuar “Burgim të përjetshëm” për autorin. Në krahun tjetër janë dy motrat e autorit, ato të cilat deklarojnë se hetimet nuk janë kryer siç duhet.
“Vrasja ka ardhur pasi viktima i cili është kushëriri jonë e ka qëlluar me një dru plepi në kokë vëllain. “Tani që vëllai im ra në burg, gruaja dhe fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia nga frika e hakmarrjes”, deklaroi Ardiana Buzi.
/AlpeNews.al