• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRENIMI I NDIKIMIT RUS/ Trump miraton planin e tërheqjes së mijëra trupave amerikane nga Gjermania
Home
Nderkombetare

FRENIMI I NDIKIMIT RUS/ Trump miraton planin e tërheqjes së mijëra trupave amerikane nga Gjermania

1 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka miratuar një plan për tërheqjen e 9.500 trupave amerikane nga Gjermania, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman.

Hoffman tha se plani mundëson “frenimin e ndikimit rus, forcimin e NATO-s, sigurimin e Aleatëve, fleksibilitetin strategjik të SHBA-së dhe të Komandës Evropiane të SHBA-së, si dhe ofron përkujdesje për anëtarët e shërbimit tonë dhe familjet e tyre”.

Vendimi parashah uljen e nivelit aktual të trupave amerikane në Gjermani, nga rreth 34.500 në 25,000.

Hoffman nuk dha detaje se kur do të ndodhin tërheqjet e trupave, ose nëse ato do të vendoseshin në një vend tjetër të NATO-s, siç është Polonia.

Gjatë vizitës së presidentit polak, Andrzej Duda në Uashington, javën e kaluar, Trump tha se disa nga trupat amerikane mund të shkojnë në Poloni.

Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se disa prej trupave mund të dërgohen në vendet e Evropës Lindore -si një lloj mesazhi ndaj Moskës.

Te vendet anëtare të NATO-s, janë rritur shqetësimet për një ekspansion të mundshëm rus, pasi Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme gadishullin e Krimesë së Ukrainës në vitin 2014 dhe filloi të mbështesë separatistët në një luftë, në pjesën lindore të vendit, që ka vrarë më shumë se 13,000 njerëz.

Trump tha në fillim të këtij muaji se po shkurtonte numrin e trupave në Gjermani, pasi përsëriti ankesat e tij se Berlini nuk po shpenzon sa duhet për mbrojtjen e vet dhe i trajton Shtetet e Bashkuara “keq” në tregti.

“Pentagoni do të informojë Kongresin për planin e miratuar, dhe më pas do të konsultohet me aleatët e NATO-s”, tha Hoffman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM SHUMË KRENARE PËR..."/ Kim Kardashian, zyrtarisht miliardere
Previous article STUDIMI/ Drita e kuqe e mirë për ruajtjen e shikimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT