• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fred Abrahams: Përgjigje Sali Berishës për akuzat se jam agjent i UDB
Home
Shqipëri

Fred Abrahams: Përgjigje Sali Berishës për akuzat se jam agjent i UDB

23 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Sali Berisha akuzoi dy ditë më parë si agjentë të UDB-së Fred Abrahams, shtetas amerikan i cili punoi 15 vjet për të shkruar librin “Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci në Evropë”, si dhe Fron Nahzi, edhe ky qytetar amerikan dhe drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri.

Në një reagim për gazetaren Entela Resuli në “DITA”, Fred Abrahams i cilëson të pabaza deklaratat e bëra nga Berisha, teksa shton se nëse ai ka fakte, duhet t’i paraqesë ato para autoriteteve amerikane, pasi kjo do të përbënte edhe shkelje të ligjit amerikan.

Sa i përket Fron Nahzi, Abrahams thotë se ai ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Berishën në 1991 dhe 1992, por ishte ndër njerëzit e parë që pranoi se Berisha përdorte taktika të kohës komuniste për të ushqyer frikën.

“Nëse Sali Berisha ka dëshmi se kam punuar për një shtet të huaj, atëherë i bëj thirrje t’ia paraqesë ato autoriteteve të SHBA-së, pasi kjo do të përbënte një shkelje të ligjit amerikan.

E njëjta gjë vlen për akuzat ndaj Fron Nahzi, edhe ky një qytetar amerikan dhe drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri.

Nahzi ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Berishën në 1991 dhe 1992, gjatë tranzicionit kritik, por ishte ndër njerëzit e parë që pranoi se Berisha përdorte taktika të kohës komuniste për të ushqyer frikën, shkatërruar kritikët dhe për të promovuar veten. 25 vjet më vonë, pak ka ndryshuar”, thekson Abrahams.

Ish-kreu i qeverisë ka sulmuar hapur organizatën Soros si dhe dy prej kritikëve të tij të hapur, duke i cilësuar si agjentë të Beogradit.

I ftuar në Ora News, Berisha deklaroi se dy njerëzit e parë të Soros në Shqipëri, Fron Nahzi dhe Fred Abrahams u përgjuan nga SHISH si agjentë të Beogradit që në vitin 1992, ndërsa e cilësoi Soros si mafian më të rrezikshme antishqiptare.

“Dy njerëzit e parë të Soros në Shqipëri, Fron Njazi dhe Fred Abrahams u përgjuan nga SHISH si agjentë të Beogradit që në vitin 1992”, tha Berisha.

Në këtë linjë ai ka sulmuar edhe ambasadoren e BE në Tiranë.

“Cili është pasioni i zonjës Vlahutin për qeverinë, a është majtizmi, sorosizmi, a ka faktorë të tjerë nuk i di unë, nuk më interesojnë.

Mua më intereson kjo, shqiptarëve u është thënë në mënyrë të përsëritur ajo që nuk ka ndodhur. Më intereson që personalitete të shquara kanë shprehur keqardhje të madhe për kanabisin që nuk kanë qëndruar kundër tij se nuk kanë qenë të informuar në shkallën e duhur”,  do të shprehej Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi i zuri vendin Tahirit, ja lëvizja e radhës e deputetes së PS (Foto)
Previous article Përpjekje e dështuar për të shfuqizuar Gjykatën Speciale. SHBA: Ide e tmerrshme, Kosova do merrte fund si shtet

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT