
Lajmi i publikuar nga rrjeti mediatik francez ‘FRANCE24’
Mediat e huaja i kanë kushtuar shumë rëndësi protestës së sotme.
Rrjeti mediatik ‘FRANCE24’ ka publikuar situatën e paradites së sotme në website-in e saj duke e shoqëruar edhe me një fotolajm.
Kjo e fundit është e fokusuar në përleshjet e protestuesve me forcat e shumta të Policisë së Shtetit, pikërisht në zonën përballë Parlamentit të Shqipërisë.
‘FRANCE24’ shkruan në lajmin e saj:
“Paraditen e sotme shumë prej deputetëve të qendrës së djathtë, dhe qytetarë protestues kanë hedhur flakadanë drejt korridorit kalues të Parlamentit të vendit, nga ku ka patur shumë forca policore.
Përpara se të votohej Prokurori i Përgjithshëm në parlament, kreu i Opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se dëshiron të ketë një kukull tjetër në duart e tij.
Akuzat për Prokurorin e Përgjithshëm lidhen edhe me dosjen e ish-ministrit Tahiri i akuzuar për lidhjet e tij me drogën.”
Ndërsa lidhur me protestën dhe votimin në Parlament thuhet:
“Protesta e së hënës paradite nuk e ka bllokuar votimin e Prokurorit të Përgjithëshëm, e cila u zgjodh Arta Marku. Shumë prej thirrjeve të protestuesve ishin: Rama Ik!
Ndërsa lidhur me rolin e Markut theksohet se ajo do të jetë në krye të Prokurorisë së Përgjitshme deri në tre muajt e ardhshëm, deri në momentin që do të zgjidhet nga Këshilli i Lartë një emër konkret”.
Bashkangjitur me këtë lajm ju mund të shikoni edhe lajmin e publikuar këtu.
/ Përgatiti: AlpeNews.al


