• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCË/ Ndahet nga jeta Nicole Fontaine, ish-presidente e Parlamentit Europian
Home
Europë

FRANCË/ Ndahet nga jeta Nicole Fontaine, ish-presidente e Parlamentit Europian

19 May, 2018 F.autor Europë

Ish-presidentja e Parlamentit Europian, Nicole Fontaine, e cila ka mbajtur gjithashtu postin e ish-Ministres franceze të Industrisë, vdiq të enjten në moshën 76-vjeçare, bëri të ditur sot ish-ministri Dominique Bussereau.

Presidenti francez Emmanuel Macron e vlerësoi si figurën e një gruaje të përkushtuar, e cila përgjatë 35 viteve të karrierës së saj politike udhëhoqi luftën për ndërtimin europian, sipas një deklarate të presidencës.

Macron theksoi gjithashtu angazhimin e saj në drejtim të arsimit.

Fontaine u lind më 16 janar të vitit 1942 pranë Fecamp, në veriperëndim të Francës. Ish-avokate me profesion dhe drejtuese e arsimit katolik, ajo u bë e njohur në vitin 1984 gjatë protestës kundër një projektligji për arsimin privat, i cili u hoq përfundimisht nën presionin e protestave.

Eurodeputete nga viti 1984 në vitin 2002, Nicole Fontaine drejtoi Parlamentin Europian nga viti 1999 në 2002, duke u bërë gruaja e dytë që drejtoi këtë post pas ish-ministres franceze, Simone Veil./ata

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dasma përfundon në sherr masiv, nusja me fustan të bardhë hyn për t’i ndarë (VIDEO)
Previous article 330 KG KOKAINË DHE NJË "DET" ME KANABIS/ Kapet një tjetër "BOS" shqiptar droge. Ishte udhëheqës në... (HETIMET)

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT