• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCË/ Muzeu i Luvrit rihapet 3 ditë pas grabitjes spektakolare
Home
Nderkombetare

FRANCË/ Muzeu i Luvrit rihapet 3 ditë pas grabitjes spektakolare

22 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Muzeu i Luvrit hapi sërish dyert për publikun këtë të mërkurë, tre ditë pas një grabitjeje të guximshme që tronditi opinionin publik dhe detyroi mbylljen e përkohshme të institucionit më të vizituar muzeal në botë. Vizitorët pritën në radhë për të hyrë në ndërtesë për herë të parë që nga grabitja.

Sipas prokurorisë së Parisit, vlera e bizhuterive të vjedhura shkon deri në 88 milionë euro, ose rreth 102 milionë dollarë.

Teksa policia franceze po kërkon dëshpërimisht për të gjetur bizhuteritë e çmuara që u grabitën në muzeun e Luvrit, ekspertët kanë paralajmëruar se tashmë mund të jetë tepër vonë për t’i shpëtuar ato.

Midis sendeve të grabitura nga Luvri ishte një set bizhuterish me diamante dhe safir, përfshirë një diademë dhe një gjerdan të Mbretëreshës Marie-Amélie (dhe Mbretëresha Hortense).

Diadema e zbukuruar me gurë të çmuar përmban 24 safirë Cejloni dhe 1,083 diamante.

Gjerdani dhe vathët me gurë smeraldi të Marie-Louise përmbajnë 32 smeralde dhe 1,138 diamante.

Grabitja ndodhi të dielën e 19 tetorit, ku hajdutë, të maskuar si punëtorë, përdorën një shkallë të montuar në një vinç dhe u futën nga një dritare. Autoritetet lokale bënë me dije se grabitësve u janë dashur 7 minuta për të hyrë në Galerinë Apollo, për të rrëmbyer bizhuteritë dhe për t’u larguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË CELULË UKRAINO-RUSE..."/ Pëllumb Pelinci zbulon planin për eleminimin e tij
Previous article NDODH EDHE KJO NË TIRANË/ Shoferi shmang trafikun duke kaluar në trotuar, futet me të kuqe

s.autor

Postime të ngjashme

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme Botë

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT