• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCË/ Macron: Evropianët po punojnë për hapjen e një misioni diplomatik në Kabul
Home
Nderkombetare

FRANCË/ Macron: Evropianët po punojnë për hapjen e një misioni diplomatik në Kabul

4 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se disa shtete evropiane po punojnë që të hapin një mision të përbashkët për përfaqësim diplomatik në Kabul, që do t’u mundësonte ambasadorëve të tyre të ktheheshin në Afganistan, pasi talibanët në gusht morën kontrollin e shtetit.

Duke folur gjatë një vizite në Katar më 4 dhjetor, Macron u tha gazetarëve se një gjë e tillë do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke theksuar se hapja e një misioni të tillë nuk do të nënkuptonte se i njohin talibanët si udhëheqës të Afganistanit.

Shumica e shteteve kanë tërhequr të dërguarit e tyre nga Kabuli pasi talibanët në muajin gusht rrëzuan Qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po e kushtëzojnë njohjen e grupit islamik të linjës së ashpër, me formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke kërkuar që të përfshihen edhe minoritetet dhe gratë.

Ndër kushtet e tjera përfshijnë edhe që talibanët të mos lejojnë që Afganistani të bëhet bazë për terrorizmin ndërkombëtar dhe që të lejojnë shtetasit e huaj dhe afganët, që duan të largohen, të mund ta bëjnë një gjë të tillë.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë evakuuar dhjetëra-mijëra shtetas të huaj dhe afganë, para tërheqjes së prezencës ushtarake amerikane nga Kabuli në fund të gushtit.

Por, mijëra persona që duan të largohen, ende janë në Afganistan.

Në Doha, Macroni falënderoi Katarin për ndërmjetësimin e evakuimit të fundit të afër 330 personave nga Kabuli për në Francë.

Në total, 258 afganë, 11 francezë dhe rreth 60 shtetas holandezë dhe një numër i paspecifikuar i njerëzve të lidhur me këta persona u evakuuan, njoftoi Ministria e Jashtme franceze më 3 dhjetor./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ Dy hipopotamë infektohen me Covid-19
Previous article MILAN-SALERNITANA/ I mjaftojnë 5 minuta lojë, Leao ndëshkon për "Kuqezinjtë" (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT