• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCË/ Kush do të jetë kryeministri i ri pas dështimit të Bayrou dhe çfarë do të bëjë Macron?
Home
Nderkombetare

FRANCË/ Kush do të jetë kryeministri i ri pas dështimit të Bayrou dhe çfarë do të bëjë Macron?

8 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Pas dështimit të kandidaturës së François Bayrou si kryeministër konsensual, Presidenti francez Emmanuel Macron përballet me një dilemë të madhe politike: a do të dorëzojë postin e kryeministrit tek e majta, e cila doli blloku më i madh në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024?

Dy emrat e fundit të propozuar nga Macron – Michel Barnier dhe François Bayrou – vinin nga qendra dhe e djathta. Por me aleancën e majtë që doli në krye numerikisht në Asamblenë Kombëtare, kërkesat për një kryeministër që përfaqëson këtë shumicë janë duke u shtuar.

Një nga emrat më të përfolur është Olivier Faure, kreu i Partisë Socialiste (PS). 57-vjeçari, i cili udhëheq një grup prej 66 deputetësh, është një figurë e moderuar dhe e qetë në skenën politike franceze, i përkushtuar gjatë gjithë jetës së tij ndaj politikës socialiste.

Megjithatë, pengesa më e madhe për Faure është lidhja e vështirë e PS-së me të majtën radikale dhe liderin e saj karizmatik, Jean-Luc Mélenchon. Bashkëpunimi i tensionuar brenda aleancës së majtë mund ta komplikojë kandidaturën e Faure për një qeveri funksionale.

Nëse Macron preferon një emër të pranueshëm nga e majta, por jashtë strukturave aktuale të saj, dy figura të njohura janë në lojë:

Bernard Cazeneuve, ish-kryeministër dhe figurë e moderuar e qendrës së majtë;

Pierre Moscovici, ish-ministër dhe aktualisht në krye të Cour des Comptes (institucioni zyrtar i auditimit shtetëror).

Të dy kanë përvojë të madhe dhe mund të shihen si alternativa të stabilitetit dhe dialogut.

Një tjetër mundësi intriguese është ministri aktual i Financave, Eric Lombard. Edhe pse vjen nga bota e bankave, ai është i njohur për orientimin e tij social-liberal dhe mund të shihet si një kompromis mes qendrës dhe së majtës.

Në rast se presidenti zgjedh të qëndrojë brenda spektrit të djathtë ose qendror, favorit për kryeministër konsiderohet Sébastien Lecornu, aktualisht ministër i Mbrojtjes. 39-vjeçari ishte kandidaturë e mundshme edhe në dhjetor 2024 para se të emërohej Bayrou, dhe është shumë pranë presidentit Macron.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E PARË E SHKOLLËS/ Nëna e Martin Canit mesazh prekës: Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën
Previous article PALETAT E VJESHTËS/ Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin e ri

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT