Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas realizimit të një vizite zyrtare në Paris ku u takua me homologun e tij si dhe me kreun e shtetit, Presidentin Marcron, është shprehur se konferenca mbi luftën e financimeve për terrorizmit është përmbyllur me sukses.
Në një postim të bërë në rrjetin social Twitter, Xhafaj shkruan se takimi me homologun Collomb ishte i frytshëm dhe se biseduan rreth çështjeve të axhendës së përbashkët.
Më pas Xhafaj ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Franca i jep vendit tonë, duke shtuar se pati kënaqësinë që të përshëndetej edhe me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ndërsa ka shtuar se vlerësimet kanë qenë inkurajuese.
Postimi i Xhafajt në twitter pas takimeve në Francë:
“Konferenca e Parisit mbi luftën kundër financimeve për terrorizmit “No Money for Terror”, u përmbyll suksesshëm. Gjatë punimeve, pata një bisedë shumë të frytshme me homologun Collomb, me të cilin ndamë vlerësimet rreth çështjeve të axhendës së përbashkët.
Falënderim i veçantë për vlerësimet e shprehura prej tij në përfundim të fjalës sime, duke çmuar publikisht punën e Qeverisë shqiptare dhe të MB. Mirënjohje për mbështetjen që Franca dhe qeveria e saj i japin vendit tonë.
Mundësi dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që pata rastin të shkëmbeja një përshëndetje të përzemërt me Presidentin Macron. Mirënjohje zoti President për vlerësimet tuaja shumë inkurajuese!”




