• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Franca i jep fund gjendjes së emergjencës
Home
Botë

Franca i jep fund gjendjes së emergjencës

1 November, 2017 Ina.Autor Botë

E mërkura shënon ditën e fundit të gjendjes së emergjencës në Francë, e vendosur pas sulmeve terroriste në Paris në nëntor 2015, ku 139 persona humbën jetën.

Dekreti i emergjencës do të zëvendësohet nga ligji i ri i nënshkruar nga presidenti Emmanuel Macron, që i jep autoriteteve kompetencat për t’u marrë me kërcënimet terroriste ndërkohë që mbrojnë të drejtat e qytetarëve.

“Një premtim i mbajtur, po i japim fund gjendjes së emergjencës dhe po përforcojmë sigurinë për qytetarët tanë,”-shkroi presidenti Macron në Twitter.

Sidoqoftë, për ministrin e brendshëm Gerard Collomb, kërcënimi terrorist në vend mbetet i madh edhe pse gjendja e emergjencës merr fund sot. Deputetët francezë amenduan draftin e projektligjit që të gjitha kompetencat e reja të skadojnë automatikisht në fund të vitit 2020.

Kritikë të ligjit të ri thonë se vendi do të mbetet në një gjendje të përhershme emergjence, ndërkohë që miratimi nxiti jo pak debate në parlamentin francez, ku u ngritën shqetësimet se ligji do të përdoret për të persekutuar pakicat sidomos myslimanët.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Super-grabitja e CEZ, ish-drejtori Hysek kërkon pushimin e gjykimit penal
Previous article Rusia dhe Kina po mendojnë bashkimin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT