• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCA DHE GJERMANIA BASHKË/ Dënojnë vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi
Home
Europë

FRANCA DHE GJERMANIA BASHKË/ Dënojnë vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi

21 October, 2018 Isa.Autor Botë, Europë

Franca dhe Gjermania dënuan vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi brenda konsullatës së vendit të tij në Stamboll.

Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian bëri thirrje të shtunën për një “hetim të hollësishëm dhe të zellshëm për të përcaktuar saktësisht kush ishte përgjegjës” për vdekjen e Kashogit. Le Drian tha gjithashtu se “ata që janë fajtorë për vrasjen” duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.

Ndërkohë, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i saj i jashtëm, Heiko Maas, thanë në një deklaratë të përbashkët të shtunën se ata e dënojnë vdekjen “në terma më të forta të mundshme”. Ata shtuan se ” presim transparencë nga Arabia Saudite” në lidhje me detajet e vdekjes së Kashogit dhe i quajtën informacionet në dispozicion për incidentin “të pamjaftueshme”.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha të shtunën se rrethanat rreth vdekjes së Kashogit janë thellësisht shqetësuese dhe bëri thirrje për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.

Deklaratat erdhën në përgjigje të njoftimit të Arabisë Saudite se Kashogi, i cili u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, ka vdekur brenda kompleksit pasi “diskutimet” midis tij dhe njerëzve që u takuan me të brenda konsullatës u shndërruan në një grindje.

Presidenti Donald Trump, gjatë një mitingu në Nevada të shtunën, u tha gazetarëve se ai nuk është i kënaqur me shpjegimin e sauditëve për atë që ka ndodhur me Kashogin. Ai shtoi se ishte e mundur që Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman nuk ka qënë në dijeni për vdekjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DINIT? Ja çfarë i bëjnë trupit valët e telefonit
Previous article LIVE/ SKËNDERBEU-KAMZA: Lojë e luftuar nga të dyja skuadrat, por nuk konkretizojnë (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT