• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FQINJËT NA BOMBARDUAN SHTËPINË”/ Gazetarja drithëron me rrëfimin: Jam fëmijë i luftës së Kosovës
Home
Sociale

“FQINJËT NA BOMBARDUAN SHTËPINË”/ Gazetarja drithëron me rrëfimin: Jam fëmijë i luftës së Kosovës

5 April, 2023 F.autor Aktualitet, Sociale

Mes dhimbjes, gazetarja shqiptare e Kosovës Alba Alishani ka treguar se ka qenë vetëm 6 vjeçe e gjysmë kur fqinjët e saj kishin organizuar atentatin në shtëpinë e saj, të cilit fatmirësisht familja e saj i mbijetoi.

“Jam një fëmijë i luftës së Kosovës”, kështu përgjigjet gazetarja Alba Alishani kur pyetet nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan se a e mban mend luftën e Kosovës.

Blendi Fevziu: A e mban mend luftën e Kosovës?

Alba Alishani: Sigurisht që e mbaj mend luftën e Kosovës. Unë jam një fëmijë i luftës së Kosovës sepse në kohën e bombardimeve unë kam qenë vetëm 6 vjeçe e gjysmë, kam përjetuar një episod të tmerrshëm, një bombardim në shtëpinë në të cilën fshiheshim dhe strehoheshim asokohe. Kështu që kujtimet e mia janë të shumta, një periudhë e errët për ne.

Blendi Fevziu: Prizreni ka qenë një qytet që ka pasur dhe një popullatë serbe.

Alba Alishani: Prizreni ka pasur popullatë të konsiderueshme serbësh. Ose më saktë, komshinjtë tanë më të mirë që deri në Dhjetorin e 99-ës kemi jetuar në harmoni, u kthyen në armiqtë dhe ofensorët tanë. Në natën e bombardimit të shtëpisë time, ata që supozoheshin se ishin organizatorët e atentatit në shtëpi që na presupozonin të vdekur brenda shtëpisë, ishin komshinjtë tanë.

Blendi Fevziu: Komshinjtë tuaj tentuan të ju vrisnin?

Alba Alishani: Komshinjtë tanë të cilët na dolën në pritë të armatosur pasi panë që kishim mbijetuar. Unë nuk kam kujtime të mira nga kjo periudhë, por unë jam një dëshmitare e drejtëpërdrejtë. Ne u larguam pastaj nga Prizreni, burrat e familjes tonë u kërcënuan me jetë. Gjyshi dhe babi im ishin mjekë në detyrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTAT NË GREQI/ Shqiptarja qëllohet me armë nga ish-i dashuri, plagoset i vëllai dhe…
Previous article 5 PRILL/ Kursi i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë

F.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT