• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO+VIDEO/ Sulmi me armë në Florida, arrin në 17 numri i viktimave
Home
Nderkombetare

FOTO+VIDEO/ Sulmi me armë në Florida, arrin në 17 numri i viktimave

15 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 17 persona janë vrarë pas sulmit me armë zjarri në shkollën Stoneman Douglas në Parkland, Florida.

Është raportuar se autori nje 19 vjecar ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat, kanë thënë zyrtarë të zbatimit të ligjit për CBS News.

Nxënësit janë detyruar të fshihen në klasa derisa policia ka kërkuar në ndërtesë.

Sherifi i Broward, Scott Israel u ka thënë gazetarëve, se Nicolas Cruz ka filluar të shtënat jashtë shkollës duke vrarë tre persona. Ai më pas ka hyrë në ndërtesë duke vrarë 12 të tjerë.

Dy persona kanë vdekur pasi kanë arritur në spital.

Sherifi Israel, incidentin e ka cilësuar “katastrofik”, dhe se “nuk ka fjalë”.

Disa pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë disa nxënës derisa largohen në grupe të vogla.

Edhe FBI është në vendin e ngjarjes duke u ndihmuar autoriteteve lokale.

Televizionet amerikane kanë raportuar edhe se një numër i prindërve janë mbledhur jashtë zonës së rrethuar nga policia.

“Presidenti është njoftuar për të shtënat në shkollën në Florida”, ka thënë zëvëndës-sekretarja për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Lindsay Walters.

“Jemi duke e vëzhguar situatën. Lutjet tona janë me të prekurit”, ka thënë ajo.

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Twitter ka thënë se askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në shkollat amerikane.

“Lutjet dhe ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat e sulmit të tmerrshëm në Florida. Asnjë fëmijë, mësimdhënës apo dikush tjetër nuk duhet të ndihet i pasigurt në një shkollë amerikane”.

Kongresmeni, Ted Deutch, i cili është përfaqësues i këtij disktrikti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka biseduar me sherifin derisa ngjarjen e ka cilësuar shkatërruese. REL

BREAKING | Deputies are responding to reports of an active shooter at a high school in Parkland, Florida. WARNING: Viewer discretion is advised, police do have weapons drawn. What we know >> http://bit.ly/2o5TZ6R

Posted by ABC Action News – WFTS – Tampa Bay on Mittwoch, 14. Februar 2018

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është autori i MASAKRES NE FLORIDA, ish-nxënësi i përjashtuar. Para sulmit… (VIDEO+FOTO)
Previous article Juventusi, mes tabuve e problemeve në Ligën e Kampioneve

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT