Ka qenë një mbrëmje speciale ajo e djeshmja për redaksinë e televizionit News 24. Drejtuesit dhe gazetarët e televizionit informativ më të madh në vend kanë festuar së bashku mbrëmjen e fundvitit.
Mes shumë personazheve të njohur të “News 24” binin në sy edhe gazetaret sportive, të cilat përveçse të veshura plot hijeshi, i kanë dhënë edhe pak adrenalinë festës, sidomos me vallëzimet interesante të Ina Qirjos që drejton emisionin “Sport News” dhe Dajlana Sejdisë që drejton emisionin “90+”.
(Enkeleida Zeko, Marsela Karapanço)
Ndërkaq, gazetarja Enkeleida Zeko është fokusuar më së shumti në bisedat me koleget e saj në “News 24”, por edhe pse e rezervuar disi, ajo binte në sy me lukun e saj unik.
(Ina Qirjo)
(Enkeleida Zeko)
(Daljana Sejdia)