Mëngjesi i djeshëm nisi me bllokimin e të gjitha hyrjeve dhe daljeve rreth e qark Gjykatës së Tiranës ku do të zhvillohej seaca gjyqësore për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit.
Rreth 1000 forca policie ishin në gadishmëri për të mbajtur rendin, qetësinë dhe sigurinë në vend.
AlpeNews.al solli ekskluzivisht pamjet e para nga organizimi policor, i cili ka nisur që para 2 orësh të bllokojë të gjithë zonën përreth Gjykatës së Tiranës.
Banorët dhe kalimtarët janë atë të cilët duhet të kalojnë postoblloqet e policisë për të shkuar në punë. Kontrolli i qytetarëve që kanë kaluar është bërë me mjete identifuikimi, shpjegon reporter i AlpeNews.al në terren
Duke i ardhur në ndihmë transparencës dhe informimit të publikut, vetë partia demokratike ka publikuar video dhe foto nga seanca e sotme ku do të merrej vendimi për 23 të arrestuarit e protestës së Rrugës së Kombit. Po të shohësh me vëmendje, nuk është policia ajo që i ka dhunuar deputetët e PD, por ka qenë deputeti i PD Flamur Noka i cili ka kapur prej fyti njërin nga punonjësit e policisë.
Policia politike e Edi Rames shkel ligjin dhe nuk lejon deputetet e PD te ndjekin gjyqin ndaj 24 kuksianeve qe protestuan kunder grabitjes me taksen e Rruges se Kombit!
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 4. April 2018

































