• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTOT/ Veliaj: Nisim punën për Pyllin Orbital
Home
Breaking News

FOTOT/ Veliaj: Nisim punën për Pyllin Orbital

26 September, 2017 Editor Breaking News

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për krijimin e një Pylli Orbital që do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë ka nisur të marrë jetë, me mbështetjen e shumë qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë. Nisja e sezonit të ri të mbjelljeve, ka bërë bashkë Bashkinë e Tiranës dhe DHL, të cilat kanë mbjellë disa fidanë të rinj në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se aksioni për mbjelljen e pemëve do të shtohet në muajt në vijim. “E fillojmë mbarë këtë stinë mbjelljesh me 200 pemët e para, për të vijuar deri në mars të vitit tjetër. Është pjesë e konceptit tonë për Pyllin Orbital dhe duam që pas Parkut të Liqenit, që tashmë vizitohet rregullisht nga 300 mijë qytetarë, edhe në zonën e Farkës, që shtrihet në Njësinë 2 dhe në Dajt, të shtojmë aktivitetet argëtuese, të kemi më shumë animime, sporte dhe organizime në natyrë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se në një qytet si Tirana, ku numri i automjeteve është mbi 200 mijë, raporti i mbetjeve dhe i ndotjes mund të balancohet nga mbjellja e dy pemëve për makinë. “Në një qytet si Tirana, që ka 200 mijë makina të vetat, nga 50-60 mijë që vijnë nga rrethet çdo ditë, na duhet të mbjellim 500 mijë pemë për të zeruar të gjithë efektin dhe ndotjen që shkaktojnë ato”, tha ai.

Veliaj u bëri thirrje kompanive dhe qytetarëve që t’i bashkohen kësaj nisme që synon shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, por edhe përmirësimin e jetës së komunitetit. “Nën shembullin e DHL-së, edhe shumë kompani të tjera do të kenë mundësi të na japin një dorë. Të gjithë vullnetarët që janë këtu sot kanë bërë diçka jashtëzakonisht të dobishme dhe kanë vendosur që të mos bëhen pjesë e kategorisë së njerëzve që ankohet, por e atyre që thonë: Unë do të bëj diçka, po ndryshoj këtë realitet sepse mbjellja e pemëve s’mund të jetë monopol as i bashkisë dhe as i një kompanie të caktuar”, tha Veliaj, duke shtuar se ky është shembulli më i mirë i atyre që përkundër fjalëve, zgjedhin të kontribuojnë për qytetin.

“Unë besoj se siç ka një minorancë të zhurmshme për çdo projekt dhe për çdo ndryshim, ka edhe një shumicë të heshtur që ndoshta nuk bërtet aq shumë, por me punë si mbjelljet e sotme me vullnetarët, tregojnë që raca e mirë, e shëndoshë, me arsye dhe qytetaria në Shqipëri mbetet shumica”, theksoi Veliaj.

Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, vlerësoi punën e realizuar deri më tani dhe kujdesin e treguar për Parkun e Farkës, ndërsa deklaroi se fundi i muajit shtator do të jetë i mbushur me aktivitete të shumta. “Është kryer një punë shumë e madhe për të shpëtuar pemët nga thatësira e tre muajve  të verës, e cila ishte e pakrahasueshme me asnjë vit tjetër. Kemi punuar në sistemin e ujitjes provizore, me sistemin e ujitjes së lëvizshme, kemi pasur ndihmën e disa drejtorive të bashkisë dhe të disa njësive administrative. Puna vazhdon dhe është një punë që kërkon ndihmën e të gjithëve. Në fund të shtatorit do të kemi një bum aktivitetesh edhe në Farkë”, tha Gonxhe.

Drejtori i Përgjithshëm i DHL, Qirjako Koçollari, u shpreh se ky investim e bën qytetin jo vetëm më të jetueshëm, por edhe më tërheqësh për investitorët. “Ta bësh qytetin të jetueshëm, ta bësh sa më të mirë, është një investim i madh për brezat e ardhshëm, por po ashtu një investim shumë i rëndësishëm, për t’i sjellë vendit jo vetëm bukuri, por të bëhet tërheqës edhe për investitorët”, tha ai.

Në njësinë administrative Farkë janë mbjellë 3000 fidanë të drurëve dekorativë e pyjore në territore publike, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri. Premtimi i mbajtur nga Bashkia e Tiranës për pyllëzimin e këtij parku dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme, e kanë kthyer Parkun e Farkës në një atraksion natyror që shfrytëzohet jo vetëm si ambient çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve në këtë zonë, por edhe nga turistët ditorë për aktivitete sportive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Azilkërkuesit/ Zv.ministrja e Brendshme: Zero shanse për ta përfituar
Previous article Mazhoranca voton pro Nishanit, rrëzon ligjin e mbetjeve

Editor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi Aktualitet

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT