Super makina “Range Rover” e David Beckham ka dalë në ankand tashmë me një çmim fillestar për vetëm 32 mijë paund.
Ai e bleu këtë automjet në vitin 2007 me një çmim për 100 mijë sterlina, të cilën sot ka vendosur ta shesë.
Pjesa e brendshme e makinës është unike, pasi është e dizenjuar sipas kërkesave të David Beckham.
Ajo ka dy ekrane në pjesën e pasme të sediljeve që fëmijët e ish-futbollistit të luanin “PlayStation”.





