• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndryshimet në Tiranë/ Si po merr jetë një lagje e re në kryeqytet? (FOTO)
Home
Sociale

Ndryshimet në Tiranë/ Si po merr jetë një lagje e re në kryeqytet? (FOTO)

14 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Balta dhe plehrat përpara pallateve deri pak muaj më parë i kanë lënë vend tashmë stolave dhe lulishteve të sistemuara duke sjellë një transformim të jetesës për të gjithë banorët e zonës së njohur si përroi i Gjerozës në kryeqytet.

Përpara nisjes së punimeve në këtë lagje, e cila është populluar kryesisht vitet e fundit me banorë të ardhur nga qytete të tjera, kjo zonë ishte një nga më të degraduarat në periferi të kryeqytetit pranë teleferikut, duke rrezikuar që të kthehej edhe në një vatër të përhapjes së sëmundjeve infektive për të vegjlit që luanin aty.

Punonjësit e kompanisë që po merret me punimet po punojnë me detajet e fundit të projektit duke e kthyer në një hapësirë model për qytetarët.

Rrugët lidhëse me aksin kryesor kanë lehtësuar komunikimin e banorëve me pjesën tjetër të Tiranës për të marrë shërbimet e nevojshme.

Ndonëse nuk ka përfunduar ende, investimi i cili po ecën me ritme të shpejta ka dhënë një impakt pozitiv duke rritur vlerën e pronës së qytetarëve. Gjithashtu, katet e para dhe të dyta të cilat ishin jashtë funksionit si pasojë e erës së keqe që vinte nga mungesa e kanalizimeve dhe plehrat mes pallateve, kanë filluar të marrin jetë dhe të gjenerojnë të ardhura për pronarët e tyre.

Për fëmijët po instalohen module të ndryshme lojërash, ndërsa për të moshuarit stola si dhe ndriçim për të kaluar orët e pasdites në gjelbërimin që ka nisur të rrethojë pallatet e tyre.

Prej dy vitesh, krahas përmirësimit të infrastrukturës në rrugët apo veprat e rëndësishme publike, Bashkia e Tiranës është fokusuar në rehabilitimin e blloqeve të pallateve nëpër lagje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inter-Rafinha, Ausilio niset drejt Barcelonës
Previous article ​Messi-Barcelonës: Transferojeni këtë lojtar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash Aktualitet

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT