Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga flakët masive që pushtuan një fabrikë riciklimi pranë fshatit Mëzez në Tiranë.
Bëhet me dije se zjarri i rënë ka shkrumbuar totalisht ambjentet e fabrikës.
Deri më tani konfirmohet se nuk ka dëme në njerëz por veç dëme materiale.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se ky është rasti i tretë që fabrika preket nga flakët.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse, ushtria dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po “luftojnë” me zjarrin.
Njoftimi i policisë
Me datë 22.04.2018, rreth orës 10:00, në Kashar, në një magazinë ka rënë zjarr.
Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.







