Rusia zhvilloi një stërvitje të përbashkët ushtarake me Bjellorusinë, e cila u vlerësua si më e madhja që prej vitit 2013.
Analistët thonë se Rusia simuloi luftë kundër NATO-s, duke bombarduar Gjermaninë dhe duke pushtuar shtetet baltike.
Me mijëra forca ushtarake morën pjesë në këtë stërvitje të përbashkët të quajtur “Zapad”, e cila u zhvillua në afërsi të Minskut.
Analistë nga dy agjencitë e inteligjencës perëndimore, kanë pohuar se ushtrimet, të cilat përfshinin artileri, tanke, raketa dhe simuluar sulme ajrore dhe detare, ishin një goditje për një “fushatë shokuese” kundër anëtarëve të NATO-s në Europën Perëndimore, duke përfshirë Gjermaninë dhe Holandën./ tema











