• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTOT QË POLITIKANËT NUK DO DONIN TI KISHIN BËRË/ Nga Basha me Gadafin, tek Nano me Nehat Kullën
Home
Ekskluzive

FOTOT QË POLITIKANËT NUK DO DONIN TI KISHIN BËRË/ Nga Basha me Gadafin, tek Nano me Nehat Kullën

30 January, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Videot dhe fotot qarkulluan dje në media, ku  rreth 11 vite më parë  takimi i fshehtë mes Lulzim Bashë dhe ish-diktatorit libian, Muammar Gaddafi.  Takimi është zhvilluar në një zonë të shkretë të Libisë brenda një tende të improvizuar. Takimi daton në pranverë të vitit 2008.

Mbeten të paqarta arsyet e këtij takimi të Bashës me Gaddafin në mes të shkretëtirës dhe jo në një zyrë normale shteti në kryeqytetin libian, Tripoli apo edhe kudo tjetër, përsa kohë nisur nga masat e sigurisë dhe prezenca e delegacioneve, ka pasur një protokoll shtetëror për këtë takim. Gaddafin e fshiu nga skena “pranvera arabe”, duke patur fundin më të turpshëm që një udhëheqës autokrat e i korruptuar si ai, dëshiron që të ketë. Duke u treguar me gisht tashmë, si simboli i njeriut që abuzon me pushtetin diktatorial, për interesa personale dhe të familjes së tij, në kurriz të popullit të vet.   

Këto foto Basha nuk do të donte ti kishte në CV-in e tij i cili pretendon të jetë edhe kryeministri i ardhshëm  i Shqipërisë.

Por skandalet për kryedemokratin nuk janë vetëm këto I cili rreth një vit më pare akuzoi  kreun  e grupit parlamentar socialist  për 3.4 milion  eurot e “Toyota Auris”. Balla e akuzoi Bashën për shpifje duke e hedhur në gjyq, ku vendimi I disa ditëve më pare e shpalli atë fitues.

Kryedemokrati u dënua si “shpifës” me një gjobë rreth 50 mijë lekë të reja.  Personat të cilët akuzoheshin si pronar të 3.4 milion eurove ishin militant të PD-së siç e dëshmon edhe fotoja e mëposhtme, vëllezërit Vladi të akuzuar si pronar të 3.4 milion euro përkrah Bashës, (kliko këtu)“

AlpeNews.al ju sjell disa nga fotot të cilë politikanët shqiptarë nuk do të donin ti kishin në CV-në e tyre:

1. Sali Berisha në foto me Momir Bulatoviç ish-presidenti i Malit të Zi ka qenë krahu i djadhtë i dikatorit të Beogradit, Sllobodan Millosheviç, makina ushtarake e të cilit realizoi genocid dhe spastrim etnik kundër shqiptarëve në Kosovë. Berisha asokohe presidenti Shqipërisë kishte dale kundër OKB-së e cila kishte vendosur embargo naftës për ish-Jugosllavinë.

2.Ilir Meta asokohe kryetari i parlamentit shqiptar dhe kryetari i LSI-së në promovimin e Hotel “Santa Quaranta” e cila ishte prone e familjes së “Eskobarit të Ballkanit” Klement Balili i akuzuar për trafik droge. Siç shikohet Meta ishte i ftuar special i kësaj prone të anatemuar. Kreu i sotëm i shtetit madje ka prerë edhe shiritin e përurimit të këtij kompleksi turistik. Ndaj, Ilir Meta duket si një “fëmijë i lumtur” teksa relaksohet në pishinën me pamje spektakolare, të këtij kompleksi.

3. Fatos Nano me Nehat Kullën një person i akuzuar dhe dënuar për krime të rënda. Emri i tij u bë i famshëm sidomos në rrethinat lindore të Tiranës së vitit 1997 kur mori edhe Nofkën “Gjenerali”. Pasi shëtiste me një makinë ushtarake “Shovrelet”, me Targa të mbushura vetëm me 1-sha dhe me uniformë ushtarake me spaleta. Kulla ishte i akuzuar për vrasje dhe vjedhje. Burgu duket se i ka bërë shokë atë dhe ish kryeministrin Nanon i cili vuajti një dëmim disavjeçar për arësye politike. Qelia i ka lënë këtë kujtim, të cilin ish Kryetari i PS, me siguri që nuk do të donte që të ekzistonte publikisht. 

4. Monika Kryemadhi Kryetarja e LSI-së politikanja e cila e do më shumë “popullin  e saj sesa pushtetin” këtë gjë e dëshmon edhe kjo foto ku është ehipur në një karrocë kali tek ulëret” LSI-ja e para”. Ndoshta për shumëkënd kjo mund të ishte një foto interesante fushate por që nuk do të donte që të ishte publike. Por, duke njohur natyrën e Monika Kryemadhit, nuk jemi të sigurtë që kjo do ta vinte në siklet. Përkundrazi. Me siguri që kjo është një nga fotot që e bën të jetë ajo politikane që është!

5. Sokol Dervishaj ish ministri I Transporteve nga radhët e LSI-së në foto me të vëllanë e Klement Balilit dhe me nipin e tij kryetarë i Bashkisë Delvinë nga radhët e LSI-së. Me siguri, Sokol Dervishaj, sot nuk do të donte që kjo foto të qarkullonte në internet.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E mërkurë, 30 janar: Çfarë ndodh me TEMPERATURAT sot. Në Tiranë ka RESHJE
Previous article ZYRTARE/ Sherri Khabib-McGregor: Del vendimi i Komisionit Atletik

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT