Mesa duket në “arenën” politike po krijohet një pol i tretë
CityNews ka siguruar fotot ekskluzive të një takimi mes kryetarëve të tre partive politike shqiptare.
Ben Blushi i LIBRA-s, Agron Duka i PAA, dhe Dashamir Shehi i LZHK kanë drekuar sot në një restorant pranë një qëndre tregtare në kryeqytet.
Takimi vjen pas disa qëndrimeve dhe artikulimeve publike se vendit i nevojitet një pol i tretë politik pas marrëveshjes dhe pazarit Rama-Basha.
Agron Duka disa ditë më parë duke folur për mediat pranoi se ishte duke lëvizur në drejtim të një platforme e cila do të sillte pas disa negociatash bashkimin e disa faktorëve parlamentar dhe jo parlamentar në një front të vetëm politik. (TemA)




