• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTOT/ Me pistoletë e dylbi natën në makinë, kush është vlonjati që u arrestua. Shoku i tij ia mbathi me vrap
Home
Breaking News

FOTOT/ Me pistoletë e dylbi natën në makinë, kush është vlonjati që u arrestua. Shoku i tij ia mbathi me vrap

30 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestohet nga policia nje i ri, qe udhetonte me arme te mbushur, e me dylbi ne makine, nderkohe qe shoku i tij, ka mundur te perfitoje nga erresira ne kohen e nderhyrjes se policise dhe ia ka mbathur. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin Erjon Malaj, 28 vjeç dhe ka shpallur ne kerkim shtetasin E.K 37 vjeç.

Njoftimi i plote

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, për identifikimin e kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, shërbimet e policisë Vlorë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Autostrada”.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi :

Erjon Malaj, 28 vjeç, banues në Vlorë pasi në automjet iu gjet 1 armë zjarri tip pistolete me 6 fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestruan 40.8 kg kanabis.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E (K).K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip “Peugeot”, (ku udhëtonin të dy shtetasit), ky i fundit ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Po punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.K., të cilin policia e ka shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

1 armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë,
40.8 kg lëndë narkotike kanabisi
2 automjete tip BMW e Peugeot dhe 1 palë dylbi.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 283 dhe 278 të Kodit Penal.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Atletico po mendon të kthejë Sergio Agueron në Madrid
Previous article ÇFARË DJALI! Noizy kujton kohët e vjetra, rikthehet në këtë vend (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT