Policia e Shtetit zbardhi sot vrasjen e shtetasit Devi (Defrim) Kasmi, te henen ne mbremje, ne nje atentat mafioz, pak pasi kishte dale nga banesa.
Sipas bluve, ekzekutor i 41-vjeçarit është një shtetas grek nga Arta, i quajtur Efthymiou Efthymious 41 vjeç, ish-agjent special i Policisë Greke në periudhën 1992-2012.
“Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, kohë në të cilën ai është përjashtuar nga kjo strukturë, per faktin sepse është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike”, deklaroi Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Tiranës.
Shtetasi grek i arrestuar, eshte ky person qe shihni ne foto.
Ndërkohe, ne njoftim thuhet se:
Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.
Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.
Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.




