Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua është takuar së fundmi edhe me një tjetër shqiptar të suksesshëm në Amerikë.
Bëhet fjalë për Arian Asllanin i cili njihet ndryshe me nofkën Action Bronson. Bronson ka ftuar Duan në emisionin të cilin ai e drejton “Untitled Action Bronson”.
Dua në këtë emision ka zgjedhur të gatuaj ushqim tradicional shqiptar, pra pite me spinaq. Këngëtarja e njohur me këtë ka treguar se ajo përvec në muzikë, di të jetë e mirë edhe në kuzhinë.
“@ bambambaklava dhe unë kemi bërë piten e nënës sime ????????, sot në emisionin “Untitled Action Bronson”. Argëtim më të mirë se kjo nuk kam pasur ndonjëherë në një shfaqje televizive… mezi pres që ju ta shihni këtë”, kishte shkruar ajo.
Ndryshe, Dua këta muaj është shumë e angazhuar me koncertet e saj të cilat do t’i mbajë në shumë vende të botës


