Stafi diplomatik i ambasadës shqiptare në kryeqytetin e Maqdonisë është bërë pjesë e një nisme interesante.
Ata kanë qenë pjesë e një iniciative të ambasadorëve të vendeve të ndryshme në Shkup për tu mbledhur të gjithë sëbashku e për të përgatitur ushqime sipas traditave të vendeve të tyre.
Në përfundim të ardhurat e grumbulluara nga shitja e këtyre produkteve i kanë shkuar fëmijëve në nevojë të kategorisë shurdh-memece.
Binte në sy në këtë panair të veçantë, stenda me flamurin shqiptar.
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka sëbashku me stafin e tij arritën që t’i shisnin të gjitha produktet e përgatitura duke kontribuar maksimalisht në mbledhjen e të ardhurave.
Ambasadori Reka duket të jetë një nga diplomatet e lartë më aktiv të ministrisë sonë të Jashtme.
Pjesë e kësaj nisme u bë edhe Albana Osmani. Bukuroshja e ekraneve shqiptate drejton fushaten “Ti je nje luledielli” në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
AlpeNews.al




