Një grua zjarrfikëse, thuajse e dorëzuar para flakëve që kanë përfshirë Greqinë, e që shpërthen në lot, ka bërë xhiron e rrjetit.
Fotoja e shkrepur nga Đanis Joanidis , është postuar në faqen “Parashikimi i motit në Greqi”, së bashku me mesazhe inkurajuese për të gjithë zjarrfikësit, por jo vetëm.
“Në një situatë lufte, marrim një frymë të vogël dhe vazhdojmë
💪Me guxim…
💪Me guxim…..
💪Me guxim….
💪 Me këmbëngulje….
❌ Pa frikë….
❌Pa panik….
❌ Pa hezitim….
👉 Vazhdojmë pranë asaj që na nevojitet 🇬🇷
💪 Guximi nuk është vetëm i gjinisë mashkullore” shkruhet në postim.


