Ish-kryeministri Sali Berisha ka krijuar zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike. Drejtoresha e Komunikimit të ‘Foltores’, Floriana Garo ka publikuar në rrjetet sociale disa foto, ku shkruan “Dr. Sali Berisha ne zyren e tij ne seline e Partise Demokratike!”.
Nga një vëzhgim i shpejtë krahasues, duket që kjo nuk është zyra që ka pasur në përdorim ish kryetari i partisë, Lulzim Basha.
Ndërkohë që më herët, vetë Berisha ka deklaruar se do të kishte një zyrë të vetën në selinë blu.



