• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTOLAJM/ Policia kap laçianin me armë pa leje, por detaji te pushka i la me sy hapur
Home
Aktualitet
Kronikë

FOTOLAJM/ Policia kap laçianin me armë pa leje, por detaji te pushka i la me sy hapur

1 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 21-vjeçar pasi i gjetën një armë zjarri, pushkë, të cilën kishte planifikuar ta përdorte në një ngjarje kriminale.

Pasi pa që policia po e ndiqte, i riu e hodhi armën e zjarrit me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes, por në fund u kap.

Ajo që bie në sy ka të bëjë me modifikimet që i riu i kishte bërë armës së zjarrit.

Siç duket edhe nga fotoja e publikuar nga policia, ai i ka hequr asaj qytën si edhe një pjesë të grykës me qëllim shkurtimin e armës.

Po ashtu, i riu i kishte vendosur pushkës një karikator kallashnikovi, kurse në fund i ka vendosur edhe një dorezë duke e kthyer nga pushkë në një imitim automatiku.

Njoftimi i policisë

Kurbin / Falë bashkëpunimit me qytetarët, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”

Lëvizte me armë zjarri pushkë me vete, të gatshme për qitje, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike, vihet në pranga 21-vjecari.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pushkë, të cilën, i arrestuari e hodhi sapo pa punonjësit e Policisë.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas denoncimit të marrë për një shtetas që lëvizte në Laç, me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën, në kuadër të operacionit policor “Gjurmimi” dhe kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 21 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”, pasi u kap afër banesës së tij, me një armë zjarri pushkë me vetë, të cilën e ka hedhur sapo ka parë punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë dhe një krehër me 30 fishekë luftarakë në të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDIMI DO JETË I DHIMBSHËM/ Gjenerali britanik zbulon synimet e Putinit: Sulme edhe në hapësirë
Previous article "NUK SHEH KULLËN 14 KATE PA LEJE"/ Sali Berisha: Ramës i duhen satelitët që të vjedhë. Po tallet...

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT