Kjo është foto e saposhkrepur, fill pas seancës plenare nga fotografi Agim Rama.
Në të duket deputeti Kostaq Papa, i famshëm për “kaçurrelat dhe uiskin me fëmra”, i cili është bërë qull në djersë.
Me maskë, me këmishë të bardhe por pa kanatjere dhe asgjë që t’i ndalte djersët t’i kullonin, ai ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Mund ta merrni me mend erën në Kuvend por këtë herë faji i mbetet vapës meqenëse Basha nuk e ka marrë ende përsipër fajin për emrat e listës ekskluzive të tij.


