Shkrimtari i më madh shqiptar, Ismail Kadare, është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 88 vjeçare.
Botuesi Bujar Hudhri tha në një intervistë se Kadare kohët e fundit ka qenë i dobët fizikisht, por dilte në kafen e tij të preferuar.
Ka qenë pikërisht botuesi Hudhri i cili ka fiksuar edhe foton e fundit të shkrimtarit Kadare, pak ditë përpara se ai të ndahej nga jeta.Fotografia është bërë në 24 qershor 2024, teksa shkrimtari ishte duke pirë një kafe në një nga lokalet e Tiranës. “Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës”, shkruante Hudhri para një jave.