Bashkia e Durrësit edhe pse në një kohë pandemie sot me nënshkrimin e kontratave me qytetarët që përfitojnë grantin për rikonstruksion.
Bashkia si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ka nxjerrë në parking zyrat për të shmangur kështu grumbullimin.
Siç shihet edhe në fotot më poshtë punonjësit e bashkisë kanë nxjerrë në parking zyrat dhe vijojnë punën me qytetarët duke rrespektuar edhe distancën sociale.
“Vazhdon nënshkrimi i kontratave me qytetarët që përfitojnë grantin për rikonstruksion.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar nga afër procesin nëpër njësitë administrative.
Sot janë lëvruar pagesat e para për qytetarët përfitues të grantit, ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët përfitues të paraqiten pa humbur kohë nëpër njësitë administrative për firmosjen e kontratës.
Të gjithë njësitë administrative të Bashkisë së Durrësit do të jenë të hapura deri në orët e mbrëmjes në mënyrë që qytetarët të paraqiten në këto zyra në oraret më të përshtatshme për ta,” shkruhet në postimin e Bashkisë së Durrësit.