I pari që ka nënshkruar kolicionin opozitar ka qenë kryetari i PR, Fatmir Mediu i shoqëruar nga anëtarë të partisë së së tij, mes të cilëve edhe Aida Shtino.
Në fjalën e tij pas nënshkrimit të koalicionit, Mediu tha se kjo marrëveshje ka për qëllim të krijojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët.
Aida Shtino ka qenë kandidate për deputete në vitin 2013, por asokohe ajo garoi për here të parë me siglën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun e Lezhës.
Shtino nuk arriti të fitojë një mandat deputeti në zgjedhjet e 2013 dhe që pas asaj periudhe ajo nuk u shfaq më në politik aktive dhe as në media.
Përgatiti: AlpeNews.al







