Një fshat i quajtur Fshat, gjendet në bashkinë Klos, në Rrethin e Matit në Shqipëri.
“Në një tjetër botë” kjo është fjalia që përmbledh të gjitha emocionet që vizitorët e Fshatit përjetojnë. Në një botë ku qielli është më i çiltër, dielli më i ngrohtë, ajri më i freskët e i plotë, ku kafshët dhe bimët të mirëpresin njësoj si banorët, më përkëdheljet dhe lulëzimin e aromës së tyre.
Ka kaq shumë hapësirë të gjelbëruar dhe madje ka kaq shumë për të ofruar, sidomos për një fëmijëri të shëndetshme e për t’u mbajtur mend. E një vend po aq i qetë për të çlodhur veten nga zhurmat e për të shëtitur nëpër tokat e punuara me aq përkujdesje.
Fshati Fshat, edhe sikur një herë të vizitohet do të mbetet gjatë në mendje. Për më tepër pamjet flasin vetë. /AlpeNews.al




