• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fotografia që vuri botën në lojë, komploti rreth ‘vrasjes’ së gazetarit
Home
Europë

Fotografia që vuri botën në lojë, komploti rreth ‘vrasjes’ së gazetarit

31 May, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Vrasja e Arkady Babchenkos nuk ka ndodhur, edhe pse pas raporteve për vrasjen e gazetarit rus, më 29 maj, ka dalë një fotografi e trupit të tij të zhytur në gjak.

Fotografia ishte e rreme, me gjasë pjesë e një dredhie që zyrtarët ukrainas të sigurisë thanë se është bërë për të penguar një komplot për vrasjen e Babchenkos.

Se kush e ka bërë fotografinë dhe kush e ka vënë në qarkullim, nuk dihet. Nuk është madje e sigurt nëse vetë Babchenko është në foto.

Ajo u publikua për herë të parë në faqen e Facebook-ut të një ish-gazetari ukrainas, i cili tani thotë se punon për një organizatë konsultimesh në Uashington.

Fotografia u shpërnda shpejt në mesin e gazetarëve ukrainas dhe rusë, edhe pse pak media, nëse ndonjë, e kanë publikuar atë, për shkak të përmbajtjes së rëndë.

Yevhen Lauer, gazetari që e publikoi fotografinë, i tha Radios Evropa e Lirë se e ka marrë atë nga një burim i zbatimit të ligjit, të cilin nuk pranoi ta identifikojë.

Lauer, i cili ka punuar për media të ndryshme në Ukrainë në të kaluarën, së voni është lidhur me kompaninë Trident Group në lagjen Arlington të Uashingtonit. Kompania thotë se është e specializuar në “zbatimin e ligjit, hetimet, mbledhjen dhe analizën e informacionit, parandalimin e konflikteve dhe zgjidhjen e konflikteve, kontrollin e rrezikut ndërkombëtar dhe operacionet speciale”.

Presidenti i kompanisë, Yuri Koshkin, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Lauer ka bërë punë për Tridentin, porse ai nuk di për përfshirjen e tij në operacionin e Shërbimit ukrainas të Sigurisë, për të parandaluar vrasjen e Babchenkos.

As Radio Evropa e Lirë nuk e ka publikuar fotografinë fillimisht, jo vetëm për përmbajtjen e rëndë, por edhe për shkak të shqetësimeve rreth burimit.

Më 30 maj, pasi Babchenko doli në një konferencë për media dhe Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës shpalosi operacionin për të arrestuar komplotuesin e dyshuar, Lauer mohoi t’iu përgjigjet pyetjeve për përfshirjen e tij, duke u përgjigjur vetëm në tekst-mesazhe me figura të fytyrës së buzëqeshur.

Edhe pse autoritetet e Ukrainës thanë se operacioni ka pasur sukses edhe në parandalimin e vrasjes së Babchenkos, edhe në zbulimin e përfshirjes së agjencive të inteligjencës ruse, mashtrimi u dënua nga shumë avokatë të shtypit, të cilët thanë se shqetësohen për minimin e besueshmërisë në agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në organizatat mediatike.

“E gjitha që duhet është një rast i tillë për të hedhur dyshime mbi të gjitha vrasjet e tjera politike”, tha Christophe Deloire nga organizata Reporterët pa Kufij.

Fotografia e falsifikuar është publikuar nga së paku një përdorues pro-rus i Twitter-it, i cili tha se edhe fotografive të tjera nuk mund t’iu besohet, për shembull atyre që postojnë Helmetat e Bardha që i ndihmojnë civilët në Siri.

“Ukraina sapo zotëroi gjithë gazetarinë. Tani e tutje, mos iu besoni fotografive dhe artikujve emocionalë”, shkroi përdoruesi i Twitter-it, i identifikuar si Antikaratel.

Duke folur për gazetarët, Babchenko, i cili është zhvendosur në Ukrainë pasi ka marrë kërcënime me vdekje në Rusi, nuk bëri komente të posaçme për fotografinë. Por, ai i kërkoi falje gruas së tij, për të cilën tha se nuk ka ditur për operacionin, dhe lavdëroi zyrtarët e Shërbimit ukrainas të Sigurisë për punën e tyre. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbrojtësi spanjoll i Portos/ Marcano arriti në Romë
Previous article Reali kërkon Pjanic/ Juventusi i gatshm për të bërë shkëmbimin e bujshëm

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT