Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm një nismë për fundvitin. Bëhet fjalë për një konkurs në tre fusha, “fotografia e vitit”, “video-kërkesa ime” dhe “urimi im”. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë duhet të dërgojnë materialet e tyre në adresën shqiperiaqeduam.al.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me prezantimin e kësaj nisme të fundvitit e me ftesën që të mendoni për një Fotografi, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një Urim në https://shqiperiaqeduam.al, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.




