• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fotografia e “kripur” me Donald Trump, PS zbëthen skemën e Bashës: Ja kontakti me rusët, kontrata dhe pagesat e larta
Home
Shqipëri

Fotografia e “kripur” me Donald Trump, PS zbëthen skemën e Bashës: Ja kontakti me rusët, kontrata dhe pagesat e larta

12 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Partia Socialiste ka diskutuar në mbledhjen e grupit lidhur me lobimet ruse që Partia Demokratike ka bërë në Uashington duke përdorur shuma të mëdha parash të pa deklaruara.

Taulan Balla ka zbardhur skemën sesi kredemokrati Lulzim Basha arriti të bjerë në kontakt me rusët dhe të realziojë fotografinë me Presidentitn Donald Trump.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së tregon edhe të fshehtat e kontratës me lobuesin Nik Muzin.

Një javë e gjysmë para zgjedhjeve të 25 qershorit, Basha e ndërpreu fushatën dhe shkoi në SHBA ku lobuesi Nik Muzin e futi Bashën në një takim për mbledhje fondesh të kandidatit për guvernator në Mill Woki, takim në të cilin merrte pjesë edhe Presidenti Trump, në këtë takim ku përmes një pagese kontribuese prej 20 mijë dollarësh mund të fitohej një vend VIP dhe një foto me presidentin Trump. Dhe Basha arriti ta kishte këtë foto me presidentin Trump përmes kësaj skeme.

Me dokumentat që kemi në dispozicion dhe që i ka edhe media amerikane dhe ajo në Shqipëri në 14 nëntor 2017 “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD një pagesë 25 mijë dollarë në 27 mars dhe një pagesë 500 mijë dollarë më 9 qershor nga PD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade” në vlerën e 150 mijë USD në datën 24 mars 2017.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë ‘Biniatta Trade,’ e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.

Misteri për këtë çështje është që si ka mundësi që PD ka paguar 500 mijë dollarë dhë në çfarë rrugësh i ka paguar këto 500 mijë dollarë.

Sipas Departamentit të Drejtësisë Amerikane lobistëve amerikanë që punojnë për qeveritë e huaja apo subjektet partiake jashtë SHBA duhet të identifikojnë në Departamentin e Drejtësisë klientët e tyre të huaj dhe tarifat që kanë paguar dhe ata duhet të përshkruajnë punën që kanë bërë për këta klientë.

Por Muzin, lobisti i Bashës nuk i kishte raportuar të gjitha detajet kur ai u regjistruar për herë të parë si agjent i huaj për PDSH.

Në dosjen e tij plotësuar në 14 nëntor, Muzin vuri në dukje se ai ishte paguar në total 675 për tre muajt e punës së tij për PD. Pra ka punuar 3 muaj për PD dhe ka paguar 675 mijë dollarë. tha Balla. (TemA)

ERTV Live😊: GRUPI PARLAMENTAR SOCIALIST – Kryetari Taulant Balla, informon grupin mbi zhvillimet e reja rreth “sallatës ruse” të Lulëzim Bashës e Partisë Demokratike

Posted by Edi Rama on Montag, 12. März 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article De Gea është objektivi kryesor i PSG-së.
Previous article Timo Flloko flet për marrëdhënien me Verën: Ia dëgjoj gjithmonë mendimin. Ajo nuk...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT