AlpeNews.al sjell përmes fotove të riun 23-vjeçar Florenc Beqiraj nga Shkodra që humbi jetën tragjikisht në një spitalin e Marsiejës në Francë.
Florenc Beqiraj i cili u masakrua në burg e më pas ra në koma për të mos u zgjuar më, ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj.
Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin, raporton AlpeNews.al.
Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg.

Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës.


Ai u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt, duke përfunduar në gjendje të rëndë. Zërat që thonë se i riu ka tentuar vetëvrasjen nuk pranohen nga familja.











Përgatiti:AlpeNews.al









